Shtëpia e famshme nga seriali i Netflix, Breaking Bad, tani është në shitje. Personazhi kryesor Walter White, jetonte atje. Bëhet e ditur se shtëpia ndodhet në Albuquerque, New Mexico. Është listuar për një vlerë prej 4 milionë dollarë, që është mbi dhjetë herë më shumë se çmimi mesatar. Shtëpia njëkatëshe ka katër dhoma gjumi, dy banjo dhe një pishinë në oborrin e shtëpisë.
Pronarja e shtëpisë Joanne Quintana tha se megjithëse shtëpia fitoi popullaritet nga shfaqja, ajo solli turistë që t’i trokisnin në derë, duke “shkatërruar” jetën normale që kishte. Ndërsa shikuesit e serialit tani mund të vizitojnë në mënyrë virtuale pronën.



