Një propozim që pritej të ishte romantik ka dështuar në mënyrë spektakolare, pasi unaza e fejesës prej 1000 paund përfundoi në liqen.
Propozimi në natyrë, supozohej që të ishte diçka që Ross Bamber dhe partnerja e saj, Geri Ashforth, do ta mbanin mend gjatë gjithë jetës së tyre. Por dhëndri i ardhshëm nuk e kishte menduar që propozimi që e kishte planifikuar me shumë kujdes dhe detaje të veçanta, do të prishej sapo të nxirrte unazën nga gjepi i pantallonave.
Unaza përfundoi nëpër boshllëqet në dru ku ata ndodheshin dhe menjëherë ra në ujë. Ross ishte kujdesur që propozimin për martesë që do bënte buzë një liqeni në Norfolk ta filmonte, por mesa duket regjistroi momentin kur gjithçka dështoi.
“Mirror” shkruan se Ross kishte menduar për gjithçka, që nga qirinjtë e deri te perëndimi i diellit mbi liqen. Ai kishte muaj që po mendonte për të çdo detaj, por nuk e kishte menduar kurrë se unaza do të përfundonte në ujë.
Çiftit i është dashur që të blejë një tjetër unazë që propozimi të bëhej ashtu siç ishte planifikuar prej muajsh nga dhëndri i ardhshëm.