Mbështetësi demokrat, Ilir Vrenozi, ishte ditën e sotme i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Në një lidhje direkte, ai komentoi në lidhje me dasmën e shumë përfolur të Genar Topallit dhe Cindy Marina.

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozifina Topalli, dhe modelja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, me një dasmë madhështore në Romë.

E reagimet kanë qenë të shumta dhe shkak është bërë luksi i kësaj dasme, siç komentohet në rrjetet sociale.

Pjesë nga intervista:

Situata të ngjashme ka pasur dhe në Liban, ku deputeti vendas u detyrua të jepte dorëheqjen pasi dasma luksoze e vajzës së tij bëri xhiron e rrjetit. A mendon se do të ketë protesta pas kësaj dasme?”

Mos më bëj të qesh. Këta Edi Rama po i sundon dhe nuk ngrihen të bëjnë protesta. Blendi Fevziu tregoi kopshtin përrallor të Edi Ramës, 4 milionë euro mu në mes të kryeministrisë. Tiransit nuk kanë ujë. Ato 4-5 milionë që ke harxhuar aty, i hidhje për ujësjellsin e Tiranës. Nuk ka protesta për gjëra më madhore.

Pse nuk dilni të protestoni ju mbështetësit e PD, kur thoni se kjo dasmë i dha mandatin e 5-të Edi Ramës?

Çfarë të protestosh? Nuk shkon kjo, sepse kur nuk kanë bërë protesta për lloj e lloj gjërash, do bëhen protesta për dasmë? Ti kërkon qiqra në hell. Dhe unë që fola, çfarë nuk më thanë mbrapa. Unë fola atë që ndjeva me shpirt.