Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për të rinjtë që kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshime. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shkruar vetëm pak fjalë, por me një domethënie të veçantë: “Rinia është e ardhmja!”

Mesazhi i saj vjen në një moment kur protestat e nisura nga studentët në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh, ndërsa lëvizjes u janë bashkuar edhe gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë.


