Shefi i më i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është tashmë një nga personazhet më të dashur të ekranit.
Ajo që e ka karakterizuar që me daljen e parë është natyra e vështirë, noprane dhe sjellja e ashpër.
Por ditën e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në programin ‘Ka një mesazh për ty’ tek ‘E diela shqiptare’ për të surprizuar një vajzë me sindromën Down, Renato ka shfaqur anën e tij më të ndjeshme dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit e tij.
Ai ka marrë me qindra mesazhe në Instagram të cilave u është përgjigjur me një postim.
‘Ju faleminderit shumë për qindra mesazhe që më keni dërguar dhe për dashurinë tuaj. Unë çdo herë bëj atë që më thotë zemra. Që të më doni kaq shumë ndërkohë që unë në TV nxjerr një profil jo shumë të dashur që nuk ka lidhje me mua, por ka lidhje me profilin e punës time, kjo do të thotë shumë për mua. Ju përulëm të gjithëve të dashur miq për dashurinë e madhe që keni për mua’, ka shkruar në postim Renato.