Aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow, ka bërë një rrëfim të sinqertë në podkastin “Friends Keep Secrets”. Ajo është kthyer pas në kohë për të kujtuar historinë e saj të dashurisë me aktorin e famshëm, Brad Pitt.
Lidhja e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit “Se7en” në vitin 1994, u kurorëzua me fejesë dy vite më vonë, por përfundoi në vitin 1997.
53-vjeçarja pranoi se ndarja nga ylli i Hollywood-it i shkaktoi shumë dhimbje, veçanërisht për shkak të moshës së re, distancës gjeografike nga puna dhe presionit mbytës të mediave.
Sipas Paltrow, vëmendja publike i shtoi një peshë të panevojshme kësaj periudhe, duke i krijuar ndjenjën e turpit për dështimin e lidhjes. Megjithatë, ajo e përshkroi njohjen me 63-vjeçarin si “dashuri me shikim të parë” dhe ruajti fjalët më të mira për të, duke u shprehur se e ruan ende një dashuri dhe respekt të madh për të si mik.
Gwyneth tregoi se kjo ishte romanca e saj e parë me vëmendje të jashtëzakonshme mediatike, gjë që e bëri të vështirë përballimin e famës së menjëhershme.
Sot, e martuar me Brad Falchuk, ajo thekson se nuk ka keqardhje për të kaluarën. Gjatë bisedës, aktorja përmendi edhe marrëdhënien e saj të shkëlqyer me ish-bashkëshortin Chris Martin, me të cilin gëzon raporte tejet miqësore për rritjen e dy fëmijëve të tyre, Apple dhe Moses.








