Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania. Ajo ka folur për ngacmimet që merr nga futbollistët, rivalitetin mes vajzave në televizion dhe jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
A ka rivalitet mes vajzave të ekranit dhe pse është krijuar ky lloj steriotipi?
Ka dhe më vjen keq që ka. Sepse ti sfiden e vërtetë duhet ta kesh me veten tënde, ta gjesh problemin te vetja nëse nuk je aty ku duhet. Nuk e ke asnjëherë me tjetrën, nuk je në sfidë me vajzën tjetër. Mund të jesh në sfidë me disa pjesë të personazhit që vajza tjetër luan në television, por jo me vajzën. Thjesht duhet të kompletohesh, të rritesh. S’kam pse të xhelozoj Françeskën se është moderator, bravo i qoftë e bën mirë punën e saj. Unë timen.
Televizioni të jep shumë miq, më veço vajzë apo djalë, një ose më shumë, një mik ose mikeshë që ty televizioni t’a ka dhënë?
Unë miqtë e mi më të mirë i kam prej shumë vitesh, kam një rreth shumë të vogël që pothuajse nuk ma njeh askush. Nuk postojmë kurrë, janë shumë private. Po do të them kë kam njohur në Big dhe që gëzoj marrëdhënie shumë të mirë sot e kësaj dite, Xhodi. Me atë kaloj shumë mirë, jemi tamam shoqe, pa ligësi, gjithmonë dashamirëse ndaj njëra-tjetrës me shumë sinqeritet.


