Vetëm pak ditë më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. E teksa në rrjetet sociale u postuan shumë foto e video nga dasma madhështore, fansat e tyre janë kuriozë që të dinë edhe më shumë për marrëdhënien e tyre.
Një ndjekëse e ka pyetur së fundmi blogeren e njohur se ‘pse e kanë shtyrë kaq shumë dasmën”. Armina ka treguar se ‘ka qenë faji i saj’.
“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi”, ka shkruar Mevlani krah një fotoje me bashkëshortin e saj.
Ndërkohë më herët një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj moderatorja.