Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nuk ka nisur shumë e qetë, pasi nuk kanë munguar debatet mes banorëve. Juela dhe Selin kanë patur edhe sot një përplasje me njëra-tjetrën, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit duke bërë make-up.

Selin i drejtohet duke i thënë se është e pisët pasi dje ka qëndruar me një palë rroba gjithë ditën, e me to ka rënë dhe për të fjetur.

Nga ana tjetër, Juela i kthehet duke i përmendur Gimbon, të cilin sipas saj, ajo është duke e përdorur dhe shfrytëzuar.

Pjesë nga debati:

Juela: Hë moj thuaje

Selin: Shko vish ato rrobat, fli me to, zgjohu, ha, pi, pi prapë.

Juela: Shih ça argumenti ka

Selin: O pastërtore. Për Zotin desha me u marrë më shumë, po kur të pashë me ato rroba që dje u zhgarravite gjithë andej, gjithë ditën, të pashë me ato te krevati, thashë boo

Juela: Mos e ki problem fare

Selin: Unë me u marrë me këtë, jo mor shok.

Juela: Ku e ke Gimbon?

Selin: Booo

Juela: O unë lahem e pastrohem çdo ditë. Ku e ke Gimbon?

Selin: E kam parë, je shumë pastërtore, pastërtia jote është mbresëlënëse.

Juela: Shihet, e tregojnë kamerat. Ti mundohu e dashur të sistemosh raportin tënd, se nuk je askund. Pse e mban Gimbon si me t’a pas dhënë me zor? Me zor edhe e përqafon

Selin: Më vjen shumë keq që e sheh me këtë sy, se ti je dhe njohëse e mirë e dashurisë, o situata, o viktima, o fatkeqësia ime, o argumenti jot më i fortë.

Juela: Se energjia rinore patjetër që ka efektin e vet. Ti mos e ki merak, se Gimbo që ti e mban për hatër. Ai është alamet djali, jo me u tall ti me të dhe me e përdor dhe shfrytëzuar.

Selin: O viktima e fatkeqësisë tënde

Juela: Po se më ke uruar vetminë gjithë jetën time, je shumë e mirë. Me ke thënë të uroj të rrish vetëm gjithë jetën.

Selin: Jo, të kam thënë si ke zemrën të sjelltë Zoti jetën

Juela: Ti për zemrën tënde ke lënë nam këtu, ke degjeneruar fytyrën tënde, mos e degjenero duke përdorur Gimbon, apo e do mbështetjen e diasporës se e di se je shfrytëzuese në të gjitha format.

Selin: Injoranca jote është në stratosferë.