Edhe pse u zhgënjye nga Brikena që e nxori në nominim, Mateo vendosi që mbrëmë të thoshte emrin e saj në zinxhirin e shpëtimit.

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP 5” u hap një televotim me pyetjen ‘kë doni të shpëtoni?”. Më pak e votuara ishte Aleksandra e cila la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër Mateo ishte më i votuari nga publiku për t’i shpëtuar eliminimit.

Ndërkohë zgjedhja e Mateos për të shpëtuar Brikenën u ka bërë përshtypje disa prej banorëve. Por Selin, mbrëmë vendosi që t’a pyeste banorin se pse shpëtoi sërish atë.

Mateo i tha se arsyen se pse e zgjodhi do ja shpjegoj Brikenës në momentin e duhur.

Pjesë nga diskutimi:

Selin: Jam kurioze ta dija pse e bëre prapë të njëjtën zgjedhje. Jo dhe aq kurioze se e dija, po nëse do më kishe zgjedhur mua, unë do zgjidhja direkt Brikenën, jo se doja të zgjidhja po e dija që do zgjidhje prapë Brikenën, besoj dhe Kristi do kishte bërë të njëjtën gjë.

Mateo: Se di se kam menduar kështu siç po thua ti, po dhe pse kam zgjedhur Brikenën ja shpjegoj Brikenës, jo se s’dua me ta thënë ty po..

Selin: Jo m jo as unë s’dua ta di jo, kam përshtypjen as Brikena s’do ta dijë

Mateo: S’ka problem do ta dijë s’do ta dijë, do ja sqaroj kur të jetë momenti i duhur për t’ia sqaruar

Selin: Nejse kur se bëri as Greta, është ok, s’është se e prisja po njëkohësisht dhe e prisja

Mateo: Përtej tjerave se prisja të ishe ti në nominim.