Miri dhe Rogerti kanë biseduar sot së bashku në shtëpinë e “Big Brother vip 5”, ku kanë komentuar disa prej banorëve. Në një moment Rogerti filloi të fliste për Selin, të cilën e krahasoi me një ‘karkalec are’.

Pastaj ai shtoi se banorja ka një helm të paparë dhe Miri e pyet menjëherë se pse e urren kaq shumë. Sipas Rogertit, ajo është mosmirënjohëse.

Miri në një farë mënyre i doli në mbrojtje balerinës, pasi i tha atij se ka folur shumë ashpër me të që ditën e parë që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Rogerti: Nëse e sheh Selin, i ke parasysh karkalecat e arave, është tipike, si fizike them

Miri: Trupin e ka shumë klas, se balerinë

Rogerti: Përballë del shtriga, ça helmi ka, të paparë

Miri: Pse e urren kaq shumë?

Rogerti: Mosmirënjohjen ndaj respektit të një familjari tënd është gjëja më e keqe për atë mikun.

Miri: Po nuk e ka bërë? ashtu si erdhe ti

Rogerti: Dy ditët e para isha në rregull me të

Miri: E mo tallesh. Që atë natë që erdhe

Rogerti: Le atë natë se folëm.