Egli Tako dhe Laert Vasili kanë qenë përballë njëri-tjetrit në një sfidë të rëndësishme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku secili prej tyre pati mundësinë t’u shpjegojë banorëve arsyet përse meriton të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.
Gjatë fjalës së saj, Egli u shpreh se ka qëndruar gjithmonë vetvetja dhe nuk ka përdorur asnjë strategji për të avancuar në lojë.
Ajo tha se pjesëmarrja në këtë reality ka qenë një përvojë e sinqertë, pa llogaritje apo veprime të kalkuluara për të fituar.
“Së pari, mendoj se e meritoj finalen sepse më vjen turp të jem në finale – kjo është arsyeja parësore. Sepse të jesh në finale, të gjithë do të komentojnë se ke bërë një lojë. Për mua, asnjë ditë këtu dhe në jetën time nuk ka qenë lojë”, u shpreh Egli me sinqeritet.
Ajo shtoi gjithashtu se, ashtu si Laerti, nuk është një studiuese e madhe e formatit dhe se nuk ka analizuar strategjitë e edicioneve të kaluara.
“Kam ndjekur vetëm disa Prime dhe kam njohur disa personazhe, por nuk kam studiuar asnjë lojë”, tha Egli.
Aktualisht, Egli Tako dhe Laert Vasili janë në garë për të zënë vendin e dytë në finalen e madhe të BBVA.
Fituesi do të shpallet gjatë spektaklit prime të së martës, ku do të vendoset se kush prej tyre do të vazhdojë drejt finales së shumëpritur.




