Victoria Beckham ka zbuluar së fundmi arsyen pse vendosi të heqë implantet e gjoksit. Në një intervistë të re për gazetën “The Sun”, ajo tregoi se ky vendim erdhi si pasojë e një transformimi personal dhe profesional, duke përmendur ndihmën e dizajnerit të njohur, Roland Mouret.

51-vjeçarja shprehu se ishte puna me Mouret që e bëri të kuptonte se nuk kishte nevojë të ndihmonte imazhin e saj për t’u marrë seriozisht.

“Unë nuk e di ku shkuan ato gjinj, por ata ikën. Ishte definitivisht puna me Roland që e bëri atë ndryshim. Ai është kaq i shkëlqyer dhe nuk do të kisha një karrierë në modë nëse nuk do të ishte për të”, tha ajo.

Sipas Beckham, ky vendim erdhi nga një nevojë për të qenë më autentike dhe për të mos u ndjerë se duhej të ishte dikush tjetër.

Duke folur për karrierën e saj në modë, Beckham shpjegoi se Mouret ka pasur një ndikim të madh në kalimin e saj nga muzika në industrinë e modës.

“Roland pa diçka, nuk e di çfarë, por ne u lidhëm dhe ai besoi tek unë”, tregoi Beckham në serinë e saj dokumentariste në Netflix.

Në intervistë, Beckham gjithashtu reflektuar mbi zgjedhjet e saj të modës në vitet ’90 dhe fillimet e 2000-ës, duke pranuar se ato veshje dhe imazhe ishin pjesë e kërkimit të saj për një qëllim, pas shpërthimit të karrierës me Spice Girls.