Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, në orën 10:00. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën 12 shtator për mbledhjen e parë të Kuvendit të Ri.

Këtë datë e ka komentuar ditën e sotme astrologia e njohur, Meri Shehu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, e cila tha se ‘12 shtatori është një ditë e bukur astrologjike’.

“Shiko pak sa e çuditshme si qëllon fiks se më 12 shtator krijohet qeveria e re, do ketë ndikim kjo Hënë e Përgjakur?”, ishte pyetja që iu bë Meri Shehut, e cila u përgjigj:

“Patjetër që po”.

Më pas astrologia e njohur vijoi duke thënë:

“Ose ju ka rastisur këtyre që do të krijojnë qeverinë ose e kanë zgjedhur. Por mendoj se Hëna e Plotë ka një ndikim më të madh global dhe ne që jemi pjesë e të tërës, normalë që ndikohemi edhe nga pjesët e jashtme. Në datën 12 kur këta krijojnë qeverinë, është një datë e mirë se Dielli në Virgjëreshë me Mërkurin në Virgjëreshë bëjnë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre. E kjo quhet ditë me fat. Pavarësisht eklipseve e gjërave, mesa duket do t’u ecë mirë. Pra do të presim ndryshime, ndoshta do jenë këto ndryshimet që Noizy të bëhet ministër i Arsimit”.