Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

I ftuar në “S’e luan topi” ditën e sotme ka qenë opinioniti Arbër Hajdari, i cili u ka dhënë përgjigje disa  pyetjeve pikante rreth “BBV2”, por jo vetëm. I pyetur se përse Luiz Ejlli është bërë pjesë së fundmi e “Fundjavë Ndryshe” ai është përgjigjur.

Që nga themelimi i “Fundjavë Ndryshe” kemi ftuar personazhe publike, i kemi ftuar për të qenë pjesë e kuazave tona, Luizi ishte një nga personazhet e rradhës për shkak të popullaritetit që ka dhe dëshirës, kur jemi takuar më ka thënë që dua dhe unë të jem pjesë dhe i kam thënë pse jo…

I pyetur se me cilën nga opinionistet që ka patur në krahë ka shkuar më mirë përgjatë dy edicioneve të “BBV”, Balina Bodinaku apo Zhaklin Lekatari, ai shprehet se me Zhakun ka pasur raporte me të mira. Ata kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe jashtë kamerave.