Graciano Tagani e ka nisur ditën e sotme duke ngacmuar sërish Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet se ‘pse lyhet se ajo s’ka nevojë pasi nuk ka fytyrë’.

Heidi i thotë thjesht ‘faleminderit’ dhe largohet, ndërkohë Graciano i kërkon të ndalojë pak dhe e pyet ‘se pse nuk reagon për gjërat që ai i thotë’.

Baci i përgjigjet se ‘secili tregon veten e vet’ dhe sërish e injoron dhe largohet. Balerini shton më pas se ‘nuk do t’a lërë rehat’.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Pse lyhesh Heidi?

Heidi: Pse?

Graciano: Nuk e ke të nevojshme se ti s’ke fytyrë

Heidi: Faleminderit Graciano

Graciano: Prit mos ik pak, jam shumë kurioz, ça nuk të thashë se me të vërtetë ashtu është dhe ti prapë nuk reagon.

Heidi: Sepse secili e tregon veten e vet. Ditën e mirë

Graciano: Sepse ti ashtu je dhe ti harroje se unë do të të lë rehat. Harroje