Elia Zaharia dhe Princ Leka duket se kanë gjetur qetësinë pas gjithë bujës së divorcit dhe skandalit të videos së dhunshme, e cila bëri bujë në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.
Teksa Princ Leka po shijon romancën me fotografen, Blerta Celibashin, aktorja e njohur po vazhdon jetën e saj familjare e artistike. Elia herë pas here ndan në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e saj.
Madje ndjekësit kanë vënë re një detaj nga profilet e saj në rrjetet sociale, ajo ende ka mbiemrin Zogu. E për këtë ka reaguar së fundmi vetë Elia Zaharia.
Aktorja ka publikuar në “Instagram” një vide, ku shihet duke ecur buzë detit dhe shprehet:
“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tre kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e “Instagram” dhe “Facebook” nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Madje, në çdo punë kam pasur gjithmonë vetëm mbiemrin Zaharia. Derisa të zgjidhet, le ta mendojnë si mbiemri i Geraldinës, vajzës sime, dhe kështu është më e lehtë”.