Në rrjetet sociale është bërë mjaft virale një video ku pretendohet se Joz Marku së bashku me disa persona të tjerë, janë përplasur fizikisht me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Eduard Kuçin.
Në video dëgjohet edhe audio, ndërsa pamjet tregojnë një moment të tensionuar, ku Edi përfshihet në një konflikt me grupin. Sipas asaj që shihet dhe dëgjohet në material, situata përshkallëzohet dhe raportohet se ka edhe goditje fizike.
“Pse më ke sha”, i drejtohet Jozi Edit.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.
Konflikti mes tyre ka nisur si pasojë e një videoje të publikuar nga Eduardi, i cili e ka sharë këngëtarin nga familja, duke u shprehur se nuk do ta lejojë pa marrë hakun e shokut të tij, Gjestit. Madje, ai ka kërcënuar Markun se, nëse do të shkelte në Kosovë, atëherë do të përballej me hakmarrjen e tij.
Pritet që personat e përfshirë të reagojnë publikisht për ngjarjen dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që shihet në video.



