Miliarderi i njohur amerikan, George Soros, nuk ishte i pranishëm në dasmën luksoze të djalit të tij, Alex. 39-vjeçari i dha fund beqarisë me 14 qershor, ku u martua me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton
“Page Six” shkruan se edhe pse babai i dhëndrit nuk mori pjesë në ceremoni, 94-vjeçari organizoi një festë private për çiftin një ditë para dasmës. Thuhet se festa u drejtua nga një rabin dhe një imam.
Një burim i tha “Page Six” se ai dhe gruaja e tij, Tamiko Bolton, “mbajtën një ceremoni private familjare të premten në mëngjes në shtëpinë e tyre”.
I njëjti burim siguroi se Soros është “në shëndet të plotë”, kur u pyet nëse mungesa e tij në dasmë ishte për shkak të arsyeve shëndetësore.
Kujtojmë se Alex Soros shkëmbeu betimet me 49-vjeçaren, në një ceremoni madhështore në rezidencën e tij Water Mill në Nju Jork. Të pranishëm ishin një mori personazhesh të famshëm nga bota politike dhe e argëtimit.
Mediat e huaja shkruajnë se të ftuarit përfshinin Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris dhe Doug Emhoff, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Hakeem Jeffries, komedianin Jimmy Fallon dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.
Ndërkohë 39-vjeçari ndau një foto me të atin në rrjetet sociale për Ditën e Babait, në të cilën ata pozuan së bashku, duke shkruar në mbishkrimin e postimit të tij: “Gëzuar Ditën e Babait! Ishte e veçantë kjo festë këtë vit”.