Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka patur tre hyrje të reja, Gerti, Igli dhe Gjesti. Ky i fundit nuk është pritur mirë nga disa banorë, ku disa herë pas here e kanë ngacmuar.

Një ndër banoret që e ka ‘ngacmuar’ dhe ka hedhur batuta me të ka qenë Amber. Ditën e sotme ajo ka kërcyer në një moment me Gjestin, teksa të dy ndodheshin pranë pishinës,

Edhe pse nuk kishte muzikë në sfond, ata nisën duke kërcyer së bashku. Në një moment Gjest merr që të rrotullojë Amber, por ajo i kthehet me një batutë: “Je i shkurtër të më rrotullosh mua”.

Pjesë nga biseda:

Amber: Shiko si kërcejmë ne edhe pa muzikë

Gjesti: Normal zemër

Amber: Nuk më rrotullon dot o Gigi, je i shkurtër o Gigi.

Gjesti: Hajde salsa, i s’di

Amber: Iiiii. O Gigi më raft pika që nuk more një djep me vete të të tundja