Françeska Murati ka hapur një debat interesant me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ngritur një pyetje që, sipas saj, pasqyron një fenomen gjithnjë e më të dukshëm te të rinjtë. Përmes një InstaStory, ish-banorja e “BBV” u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë me lajmet që flasin për rënien e lindjeve.

“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%.” Më pas, Françeska shtroi një tjetër pyetje për ndjekësit, duke u kërkuar mendimin e tyre nëse të rinjtë po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë të gjejnë partnerin e duhur.
“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?” Postimi i Françeska Muratit ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.

