E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Niko Komanin dhe Jonida Aliçkollin ishte këngëtarja Vesa Smolica. Duke folur për projektin e saj më të fundir këngëtarja ndau edhe detajet e projektit të saj në bashkë punim me “West Side Family”…
Sa i përket komenteve negative ja se si përgjigjet Vesa Smolica…
Vesa: Këtu ka keqkuptime tani që këndoj nëpër dasma unë nuk do të shkoj siç vishem në klip ky është keqkuptimi më i madh. Tek ne në Kosovë është një shprehje “Siç është vendi edhe kuvendi” unë e përdor këtë shprehje kudo qëshkoj se unë nuk do të shkoj të këndoj me tuta ose me pantallona të shkurtra në dasëm domethënë duhet të përshtatesh.
Deri vonë mua më kanë thënë për disa veshje në videoklipe, sepse ti e di që duhet të hysh në rol edhe të ndryshosh pak për t’u bërë interesante edhe te publiku dhe kanë komentuar “Aman përse nxjerr b**ën për famë?” Unë e nisa për sarkazëm të përdor disa foto të Dua Lipës a ishte e famshme dhe u thoja përse Dua Lipa për një copë famë shkel fytyrën edhe nxjerr b**ën (qesh) domethënë nuk ka lidhje me famën.
Niko: Artistat shqiptarë gjykohen shumë dhe më vjen shumë keq për këtë se nëse ne nuk tregojmë artin e Vesës dhe themi që nuk bën dhe i tregojmë gishtin, në fakt në një botë muzike të gjithë bëjnë. Edhe ai që ka pak vokal edhe shumë talent.
Jonida: Aq më tepër kur zhaneri që ti po këndon i përshtatet një stili veshjeje…
