Mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, e cila nuk është pritur aspak mirë nga disa prej banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shkak u bë një video që iu tregua Stelinës, e cila hapi Kutinë e Pandores. Në pamjet në fjalë u shfaq Keijsi duke u puthur me një vajzë bionde, që Stelina tha se është Ina.

Madje si e keqe e kësaj Kutie Pandore, Stelinës iu desh të bëhej një banore e vetme, me banoren më të re të BB VIP 5.

Kur Ina shkoi në living për të takuar banorët e tjerë të shtëpisë, Selin dhe Lore vendosën që të mos e takonin dhe mbajtën një qëndrim të ftohtë kundrejt saj.

“Pse po më shihni kaq çuditshëm?”, dëgjohet të thotë Ina teksa po takonte banorët.