Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për mos kërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Ish-banori i “BBV4”, Xum Allushi ka bërë një postim në “Instagram” pas përjashtimit të Jozit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku ka komentuar edhe reagimin e banorëve të tjerë.

“Sapo mora vesh lajmin që Jozi është përjashtuar nga gara lidhur me debatin që ka pasur mbrëmë me Gjestin dhe m’u duk vendim i drejtë nga ana e produksionit. Një gjë nuk kuptoj me banorët e tjerë, pse qajnë sikur ka ndodhur ndonjë vaki. Pse qani? Të gjithë do dalin. Unë dola, vazhdon jeta. Lori pse e bën kaq të madhe, merr valixhen dil edhe ti, vazhdoni jetën. U martuat, dil”, shprehet Xumi në videon e postuar në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Xum Allushi (@xumallushi)

Ndërkohë, i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua. Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.