Mateo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, gjatë spektaklit të madh të së martës.

Edhe pse ka pak ditë që është në shtëpi, ai ka nisur disa debate me banorët. Me të parin ka debatuar me Mirin, që kur ishin të izoluar në akuarium.

Ndërkohë ditën e sotme ka debatuar duke ngritur dhe zërin me Florin, ku ky i fundit u tërhoq nga debati kur ai ia kërkoi që të mos e vazhdonte më.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Por duket se Mateo është preku dhe në një moment ka shpërthyer në lot. Pranë tij kanë shkuar Lore dhe Brikena, të cilat i thanë që të mos ndikohet kaq shumë dhe të mos i marrë shumë personale gjërat. Gjithashtu edhe Keijsi shkoi pranë tij dhe I dha një përqafim.

“Mos u merr fare me atë punë. Nuk e ka njeri personale. Ti e di kush je, ça bën dhe ça nuk bën. Mos u merr me llafet e dikujt që ka ardhur me bërë debate koti. Mos i jep shkas me bërë debate me gjërat e tua personale”, i thane banorët.

Debati mes Mateos dhe Florit nisi kur ky i fundit tha se do të shesim ambientet e palestrës ku punon banori, madje përshëndeti dhe pronarin.