Oasis krijuan një stil të veçantë në vitet ’90, duke ndërthurur pamjen e klasës punëtore me ndikime nga moda “mod”, gjë që i bëri zgjedhjet e tyre të modës po aq ikonike sa edhe muzika. Në qendër të pamjes së tyre ishin xhaketat e dallueshme, sidomos xhupat nga marka si Barbour dhe Stone Island. Së bashku me ecjen karakteristike të Liam Gallagher, kjo u kthye në një shenjë dalluese të vetëbesimit tipik të njerëzve në Mançester dhe ende konsiderohet simbol i modës së epokës Britpop.
Përveç kësaj, grupi adhuronte edhe bluzat me zinxhirë siç i themi ne ‘xhiboks’ , shpesh prej najloni, si dhe markat italiane të stilit sportiv-luksoz si CP Company, të cilat i shtonin një nuancë të stilit “terrace”, një stil i lidhur me tifozët e futbollit. Noel Gallagher, më vonë përdori me ironi frazën “parka monkeys” për të përçmuar audiencën e tij, të cilën e konsideronte mosmirënjohëse ndaj materialit të tij më eksperimental si artist solo.
Poshtë xhupave, veshjet e sipërme të vëllezërve Gallagher ishin të thjeshta dhe klasike: këmisha polo të mbyllura deri lart nga marka si Fred Perry dhe Lacoste; bluza sportive me jakë të rrumbullakët dhe veshje retro sportive nga adidas Originals ishin pjesë e përhershme e stilit të tyre. Këto elementë pasqyronin një vetëbesim “laddish” (i djemve të lagjes) dhe një lidhje të fortë me kulturën e futbollit. “Stili i tyre nuk i referohej klasës punëtore, vinte drejtpërdrejt prej saj,” thotë Andrew Groves, profesor i dizajnit të modës në Universitetin e Westminster. “Xhupat e Stone Island, bluzat stërvitore të Umbro, atletet e adidas, asnjëra prej tyre nuk ishte për efekt. Edhe sfidimi i tyre dukej i vërtetë. Prandaj funksionoi.”
“Nëse [grupi rival] Blur ishte shkollë arti, Oasis ishte si shkollë ndëshkimore,” shton Groves. “Blur silleshin me një lloj ironie të qëllimshme, një mbrojtje estetike që i mbante gjërat në distancë. Ishte një marifet kulturor, që nuk angazhohej plotësisht kurrë, gjithmonë e shihte identitetin si një karikaturë. Oasis nuk e pranonin këtë. Nuk kishte ironi në sjelljen e tyre, as distancë në mënyrën si paraqiteshin. Ajo që ata transmetonin si në muzikë, ashtu edhe në pamje ishte bindje.”
“Imagjinoni sikur të mos kishin pasur asnjë prej këtyre elementëve,” pajtohet Richard Benson, ish-kryeredaktor i revistës britanike të stilit The Face në vitet ’90, që i kishte vendosur Oasis në kopertinë më shumë se një herë.
Është e vështirë të imagjinohet ndikimi i tyre nëse do të ishin veshur si, për shembull, grupi Ride.

01. Ata dukeshin ashtu siç tingëllonin
“Fuqia e tyre më e madhe ishte aftësia për të kapur atë ndjesinë e mrekullueshme të momentit që ndjen në çastet më të bukura të jetës,” thotë Richard Benson. “Tekstet e tyre ishin kryesisht të dobëta, por jo shumë njerëz mund të shkruajnë dhe të këndojnë ‘You and I are gonna live forever’ dhe të tingëllojnë sikur e besojnë vërtet. Edhe pamja e tyre më e mirë përputhej me këtë ndjesi, veshje rrugësh, por veshje rrugësh të mira, të rehatshme, me të cilat mund të kalosh kohët më të bukura.”
02. Liam e përqafoi këtë ide në mënyrë më të drejtpërdrejtë
“Për mua,” tha Liam së fundmi, “mund të shkruash këngën më të mirë në botë, por nëse dukesh si idiot, është njësoj sikur t’ia futësh atë këngë nga mbrapa vetes. E kupton çfarë dua të them? Ndërsa, nëse shkruan këngë të mira dhe dukesh ‘cool’, atëherë është parajsë.”
03. Edhe këpucët kishin rëndësi
Këpucët ishin një detaj tjetër i rëndësishëm. Clarks Originals, veçanërisht Wallabees dhe Desert Boots, ishin shumë të pranishme, bashkë me atlete klasike nga adidas si Gazelles dhe Sambas, që e rrënjosnin stilin e grupit në atë “cool-in” e natyrshëm verior.
Aksesorët shtonin edhe më shumë detaje tek imazhi i tyre të dallueshëm: kapelat bucket të Liam ishin menjëherë të dallueshme, ashtu si edhe syzet e rrumbullakëta apo me xhama të errët që shpesh mbanin. Edhe flokët kishin rol thelbësor, prerje mop-top të frymëzuara nga Beatles dhe favorizimi i anëve të zgjatura krijonin një stil që ishte retro, por kurrë maskaradë.
04. Disa do të thoshin se ndihmoi edhe fakti që Liam ishte në mënyrë të pabesueshme tërheqës
“Liam ishte thjesht çuditërisht i pashëm, një nga ata njerëzit që duken mirë pothuajse me çdo gjë,” thotë Benson. “Një të shtunë në orën 10 të mëngjesit shkova në shtëpinë e Liam dhe të dashurës së tij të atëhershme, Patsy, dhe ai sapo ishte zgjuar, rrinte në tavolinë, shikonte TV me nënën e tij Peggy dhe me Patsyn. Kishte veshur vetëm një bluzë të thjeshtë dhe pantallona sportive, por dukej sikur sapo kishte zbritur nga skena. Më vonë po atë ditë, në kuzhinë, kishte veshur atë pulovrën e bardhë të madhe të Patsy-t – të njëjtën që kishte veshur në koncertin e Knebworth dhe sërish dukej i mrekullueshëm.”

05. Ndryshe nga yjet e pop-it të viteve ’80, stili i tyre ishte i arritshëm
Të visheshe si Oasis ishte e lehtë, sepse stili i tyre ndërtohej mbi veshje të thjeshta dhe të përballueshme, bluza me zinxhirë, xhinse, bluza polo dhe atlete që ishin lehtësisht të disponueshme dhe tashmë pjesë e garderobës së shumë meshkujve. Pamja e tyre kishte një identitet të qartë, të rrënjosur në muzikë, futboll dhe kulturën mod, gjë që e bënte menjëherë të dallueshme dhe të lehtë për t’u imituar. U shkonte për shtat shumicës së njerëzve; ata nuk vishnin rroba të shtrenjta stilistësh apo “moda të frikshme”. Nuk kërkonte përpjekje të madhe. Dhe kishte një thjeshtësi të natyrshme që e bënte të ndjehej autentik dhe cool.
“Janë pjesë të lehta për t’i shtuar në garderobën tënde,” thotë stilistja Catherine Hayward. “Të duhet vetëm një xhup i hollë dhe disa këpucë prej kadifeje, dhe menjëherë bëhesh pjesë e kohës që po jetojmë.”
06. Ndikimi i stilit të tyre zgjat edhe sot
Teksa rikthimi i Britpop këtë verë është në kulmin e tij, duket se edhe markat luksoze kanë filluar të reagojnë. Mjafton të shohësh krijimet e fundit të Gucci me stilin “terrace”, xhupat sportivë të sofistikuar të Wales Bonner apo mënyrën si Martine Rose transformon stereotipat e djemve të lagjes, duke përfshirë fanella futbolli dhe veshje frymëzuar nga pub-et në koleksionet e saj.
“Mund të thuash se shumë nga trendet e fundit në modën për meshkuj si ‘normcore’, ‘gorpcore’, ‘blokecore’, i kanë rrënjët te vitet ’90 dhe te ‘Gallacore’,” thotë Andrew Groves. “Ndërkohë që moda ka kaluar disa vite të bllokuara, me marka si Balenciaga që i kanë kthyer veshjet në përmbajtje memesh të hiper-stilizuara e emocionalisht të ftohta, Gallacore ofron diçka tjetër. Është një stil i drejtpërdrejtë. Është një mënyrë për të refuzuar të luash sipas rregullave të modës së dikujt tjetër.”
07. Ata nuk kanë qenë kurrë dikush tjetër përveç vetes
“Unë jam unë edhe kur shkoj në supermarket,” ka thënë njëherë Liam. “Të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh, të njëjtat syze të errëta, qoftë kur jam në kopsht, qoftë kur marr fëmijët nga shkolla ose kur i çoj. Jam i njëjti, nuk kam jetë të dyfishtë. Unë jam ai që jam.”
08. You, too, can master modern Britpop style
Our Legacy offers clean, looser, straight-leg jeans that sit well without screaming retro. Wales Bonner has track tops with sharp detailing that feels fresh, not fancy dress. Needles, too. Look to Sunspel or Beams Plus for knits and polos that are easy to layer. Meanwhile, for the all-important footwear, the recent Clarks x Moncler Genius Wallabee fits the bill nicely. “It’s all about ease, confidence and not looking like you’ve overthought it,” Groves says.
09. It wasn’t just the clothes
“One thing that Liam has that must be ultra-rare in the style legacy is ‘a walk,’” Benson says, referring to the singer’s rhythmic hip sway and shoulder slouch, easy shorthand for Oasis impersonators everywhere. “The walk was a bit put on in public… but not entirely.”
08. Edhe ti mund ta zotërosh stilin modern Britpop
‘Our Legacy’ ofron xhinse të thjeshta, më të lirshme, me prerje të drejtë që rrinë mirë pa u kthyer duke u bërë shumë nostaligjikë. Wales Bonner ka xhupa sportivë me detaje të vogla që duken interesantë, jo si kostume maskarade. Po ashtu edhe Needles. Për triko dhe bluza polo të lehta për t’u kombinuar, hidh një sy tek Sunspel ose Beams Plus. Ndërkohë, për këpucët, një element thelbësor, modeli i fundit Wallabee nga bashkëpunimi Clarks x Moncler Genius është një zgjedhje ideale. “Gjithçka ka të bëjë me lehtësinë, vetëbesimin dhe pamjen sikur nuk e ke menduar gjatë,” thotë Andrew Groves.
09. Nuk ishin vetëm rrobat
“Një gjë që ka Liam dhe që duhet të jetë tepër e rrallë kur flasim për trashëgimi stili, është ‘ecja’,” thotë Richard Benson, duke iu referuar lëvizjes ritmike të ijeve dhe qëndrimit të përkulur të shpatullave të këngëtarit, që është kthyer në shenjë dalluese për çdo imitim të Oasis. “Në publik ajo ecje ishte pak e sforcuar… por jo krejtësisht.”

10. Ata kanë frymëzuar brezin e ri
“Heroi im i stilit është babai,” thotë Lennon Gallagher, modeli, muzikanti dhe djali i Liam Gallagher dhe Patsy Kensit. “Kam disa gjëra nga mami dhe babi që ata nuk e dinë se mungojnë. S’do të them saktësisht çfarë janë, sepse ndoshta do t’i kërkojnë mbrapsht.”
Ndërkohë, pikëpamjet e forta të babait për stilin janë ndjerë edhe në shtëpi. “Edhe sot e kësaj dite babi më thotë: ‘Pse ke veshur atë gjënë? Çfarë është ajo?’” tregon Gallagher. “Dhe pastaj kuptoj: ‘OK, këtë nuk duhet ta vesh kur jam përpara babit.’”

11. Prandaj e keni mundësinë edhe ju sot…
Kjo verë pritet të sjellë një “champagne supernova” ndërbrezash, fansa të vjetër e të rinj të Oasis që do të veshin xhupa sportivë vintage, xhinse të gjera dhe pjesë të frymëzuara nga stili mod, duke i preferuar shpesh ndaj markave luksoze të Bond Street-it.
Kjo nuk do të thotë që grupi nuk ka lidhje të ngushta me markat e mëdha të modës, Liam ka qenë tashmë imazhi kryesor i koleksionit dimëror të Stone Island për vitin 2024 dhe pjesë e fushatës së sapodalë Festival të Burberry-t, që përkon me turneun e ribashkimit të grupit. Në fotosesion, ai shoqërohet nga fëmijët e tij të Gen Z, Molly, Gene dhe Lennon (ky i fundit ka modeluar më parë për shtëpinë britanike të modës) të cilët padyshim do të kenë ndikim tek fansat më të rinj, për sa i përket stilit.
Pra, a do të vishesh edhe ti si një yll rock’n’roll-i nga Manchester-i këtë verë?
Patjetër, ndoshta…
