
Jeta private e koreografit të njohur, Albi Nako, ka qenë në qendër të vëmendjes kur i dha fund martesës me balerinën, Klaudia Pepa. Që të dy treguan se kanë ruajtur marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.
Më pas Naku u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha. Gjithashtu u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

Mëngjesin e sotëm koreografi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku u pyet rreth këtyre lajmeve.
“Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu”, tha Nako, të cilin më pas e pyetën: “Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”.
“Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj atëherë që gjithçka bie në qetësi,”– u shpreh ai.

Gjithashtu u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.
“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me rradhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako.