“Big Brother Radio” Live nga shtëpia
 është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e parë moderatorë kanë qenë Laerti dhe Rozana ndërsa të ftuar kanë qenë Jozi, Aldo.

Rozana- Pse të thërrasin Joz Shina?

Jozi- Unë e kam shinën dhe i fus njerëzit në atë shinë. Është një shinë që ka pozicion horizontalisht. Nëse Jozi të nxjerr nga shina ke dalë jashtë.

Rozana- Sa histori dashurie ke pasur jashtë Jozi?

Jozi- Kam pasur disa lidhje dhe të gjata.

Aldo- Më ka treguar Jozi njëherë që ka patur fiksim të ketë 1000 femra në jetën e vet. (QESH)

Rozana Na thuaj strategjinë për të arritur 1000 vajza

Jozi- Thjesht aksion, mos u dorëzoni çuna. KÇK. Çuna zemër të bardhë dhe akson, bëni ndere.

Laerti- Ti Jozi e bën për sevap?

Jozi- Haha, po po ti jetojmë këto 200-300 vite jetë.