BB VIP – Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” i vuri të gjithë banorët përballë një sfide. Ata zgjodhën nga një person për tu krijuar çift duke e bërë lojën më interesante.

Tashmë duke filluar nga e premtja loja do të bëhet në çift. I pari që duhej të bënte zgjedhjen e tij ishte Kledi, pasi ai u zgjodh si i preferuari nga banorët. Pa u menduar shumë, ai tha emrin e Arjolës, e cila tha se edhe ajo do kishte thënë emrin e tij.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa Iliri dhe Kledi ishin të ulur në tavolinë duke ngrënë balerini e pyet: “Pse zgjodhe Arjolën dhe jo Donaldin?”.

“Sepse i kam të dy xhan”, tha i habitur Kledi nga pyetja e Ilirit.

“Më i preferuari është Donaldi, por si ortake kam më shumë Arjolën. Seriozisht. Unë njëherë nuk e kuptova lojën, mendova se ishte për buxhetin”, shtoi më pas modeli i njohur.

Çiftet janë:

Kledi me Arjolën

Donaldi me Semin

Einxhëll me Beniadën

Iliri me Sabianin

Sara me Fifin

Beatriksa me Monikën

Graniti me PM and Ducks