Melinda Ademi dhe Rina Balaj kanë publikuar ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre të parë.
“Tornado” mban titullin kënga, e cila është tejet e bukur, edhe nga ana vizuale pasi ka shumë ngjyra.
Dy reperet e njohura kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në videoklip, lëvizjet e po ashtu edhe me dukjet e përzgjedhura.
Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është puthja mes dy këngëtareve në buzë.
Ndërkohë teksti është shkruar nga Tonic, Denk dhe Melinda me melodi të dyshes: Tonic & Denk. Për ‘beat’-in e kësaj kënge ndërkohë u përkujdes DjR Beatz dhe Bannzz.
Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, e deri më tani ka marrë komente shumë pozitive.