“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
I kthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit rezervoi çdo të martë dhe të shtunë për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit. Ndërkohë, vetëm pak më parë është publikuar promo e finales së madhe.
136 ditë, 36 banorë, 4 finalistë, 1001 emocione, lot, surpriza, dashuri, ankth, garë, disfata, arritje, mësime, pendesa, gëzime, dhimbje, lumturi, çmenduri… Ora e finales po troket! A jeni gati për të përjetuar emocionet më të mëdha ndonjëherë në një finale spektakolare? Big Brother Vip është gati të kurorëzojë fituesin. Zgjidhni të preferuarin tuaj të këtij sezoni të jashtëzakonshëm!
View this post on Instagram