Një agjensi fotografish ka paditur këngëtaren me famë botërore, Jennifer Lopez, për shkelje të së drejtës së autorit. Shkak është bërë një foto që Jlo ka publikuar në "Instastory" në vitin 2017.

"E! News", ka siguruar dokumentet e gjykatës, ku thuhet se 50-vjeçarja është hedhur në gjyq për 150 000 dollarë. "Splash News" dhe "Picture Agency" pretendojnë se janë autore dhe poseduese ekskluzive të fotos që këngëtarja publikoi në rrjetin social, dy vite më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se në atë foto, Lopez shfaqej me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, të kapur dorë për dore në rrugët e Nju Jorkut.

"Konkretisht, Lopez ose dikush që vepron në emër të saj kopjoi fotografinë dhe e shpërndau në Instagram, përmes llogarisë @jlo, në një story të postuar më 7 nëntor 2017", thuhet në dokumente, sipas "The Blast".

Gjithashtu bëhet e ditur se përveç 150 000 dollarëve, "Splash News" dhe "Picture Agency" po kërkojnë një urdhër gjyqësor kundër Lopez dhe ekipit të saj për t’i ndaluar ata të postojnë fotografinë në të ardhmen.

[gallery ids="870822,870823,870824,870825,870820,870828,870829,870830,870831,870832,870833,867216,867215,867214,867213,867212,867211,867207,867198,856226,845883,803897,803898,696223,551231,536852"]