
Këngëtarja e njohur,Dafina Zeqiri, ka publikuar një ditë më parë një foto e cila ka marrë sumë kritika nga ndjekësit e saj. Në foton në fjalë, këngëtarja shihet pranë një grupi fëmijësh dhe të gjithë së bashku kanë bërë një gjest të pahijshëm, duke nxjerrë gishtin e mesit.
Edhe pse fotoja që Dafina ka postuar në profilin e saj ka marrë me mijëra pëlqime, ka patur nga ata që i shkruajnë se "po i mëson mirë fëmijët".
"Oh po iu mëson gjëra të mëdha", i ka komentuar një ndjekëse, duke ironizuar veprimin e këngëtares. Kjo e fundit nuk ia ka lënë mangët përgjigjen. "Oh jo e dashur i keni mësuar ju të bëjnë këto veprime para se t’i mësonit fjalët e para", i kthehet këngëtara e njohur fanses..
[gallery ids="877355,881364,877354,881365,877356,877353,807077,881366,881363,877349,877350,881367,877352,877357,877351,807074,766349,450662"]