“Autostradë” është kënga më e re e Semi Jaupajt, e cila e ka publikuar më 25 maj dhe fansat e kanë pritur shumë mirë.

Ndjekësit e këngëtares kanë vënë re se data e publikimit të këngës përkon me ditëlindjen e ish-partnerit të saj, artistit të njohur Bojken Lako.

A është kjo një rastësi? Kësaj pyetje i është përgjigjur sot këngëtarja e njohur, e cila në një lidhje telefonike me emisionin “Live from Tirana”  u shpreh:

“Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thashë është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar. I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë”.