Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale, Genard dhe Sonida Hajdini, vëlla e motër, janë shtruar në spitalin psikiatrik, pas reagimeve të shumta të opinionit publik nga publikimi i fotografive intime të së motrës nga Genardi në rrjetet sociale.

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.