Një emigrant në Boston të SHBA-së u arrestua nga agjentët e policisë amerikane të imigracionit (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.

Ariel Velasquez-Morales kishte publikuar në rrjetet sociale fotografinë me çekun gjigant të fitimit, ku shfaqej i buzëqeshur me emrin dhe shumën prej 1 milion dollarësh.

Por postimi që duhej të dokumentonte fatin e tij të mirë në lotari, duket se i kushtoi lirinë. Autoritetet amerikane e identifikuan për shkak të statusit të parregullt të qëndrimit në SHBA dhe organizuan arrestimin e tij.

Agjentët e ICE u paraqitën në banesën e tij në Boston, ku e vunë në pranga. Pas arrestimit, agjencia amerikane publikoi edhe një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.