Elvira Tata është emigrantja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila së fundmi postoi në profilin e saj në “Instagram” një video nga takimi me këngëtaren e madhe, Parashqevi Simaku.
Tata gjithashtu postoi edhe disa fotografi nga ky takim me artisten dhe tregon se Parashqevi gëzon shëndet të plotë, po është në gjendje të vështirë ekonomike.
“Sot takova Parashqevinë e bukur si gjithnjë me shkëlqim në fytyrën e saj si dikur me një buzëqeshje plot dritë e jetë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video së bashku, do t’ju tregoj që është një grua vitale e mençur dhe me shumë dritë”, shprehet Elvira Tata.