Olta Sheta ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar më shumë rreth ngjarjeve më të fundit të ndodhura në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithashtu ka thënë edhe disa fjalë për banorët e këtij edicioni të reality show-t.
Pjesë nga intervista:
Është përmendur Stenaldo si fitues dhe është shumë interesant për të parë publikun këtë vit nëse do të shkojë tek ai individi që ka shkuar në katër vite, që bën shtëpinë lëmsh, që mban një Big Brother të gjallë apo do të shkojë te kauza, te mesazhi, te vlera, jo se të tjerët nuk kanë vlera që të mos krijojmë keqkuptime. Rasti i Stenaldos mund të ishte një bujë ndërkombëtare se besoj se do të ishte personi i parë i verbër, nëse ndodh, që fiton një “Big Brother”.
Edhe unë këtë mendoj. Këtë vit do ketë një ndryshim edhe nga ana e përzgjedhjes së publikut.
Thua?
Unë mendoj që po, që do jetë Stenaldo
Më bëjnë shumë përshtypje voks-et në “Fan Clu”b të dielën, të pa censuruara në mënyrë kategorike, shumë njerëz e shihnin Stenaldon si fitues. Pra, Stenaldo, Rogert, Miri, Selin, këtu ndaheshin, në këto 4 emra.
Prandaj të thashë, asnjëri nga këta të dy, as Miri dhe as Selin. Thashë është një tjetër po nuk doja ta thosha, unë mendoj se publiku do zgjedhë ndryshe, jo atë të zhurmshmin, atë që kanë mbajtur Big-un.
Në këto 4 vite kemi patur me pluse ose minuse, stili ka qenë i njëjtë. Pra, personi që bën lëmsh shtëpinë, dinamika. Jam kurioz për të 5.
Këtë vit do jetë diçka ndryshe pra. Nuk besoj se do jetë femër, po do jetë Stenaldo fituesi i këtij edicioni.



