Edhe pse Luiz Ejlli shkon çdo mëngjes te krevati i Kiara Titos dhe i dhuron një puthje në kokë. Por duket se moderatorja nuk e përqafon sa herë zgjohet.

Ditën e sotme, Kiara i thotë Luizit se ‘i ka varur turinjtë’ se nuk ka shkuar që ta përqafojë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po, po sa depresiv je ndonjëherë, sinqerisht ta them

Luizi: Kush?

Kiara: Ti?

Luizi: Pse?

Kiara: Po pse i vare turinjtë tani, se nuk erdha të të përqafoja?

Luizi: Ku është varja e turinjve moj?

Kiara: Uaa ça tipi i çuditshëm, nuk e di

Luizi: Po ku është varja e turinjve

Bjordi: Eh ç’më kujton Bjordin

Kiara: Ti do vetëm kur do ti

Luizi: Jo kur të dua unë moj, unë nuk dua

Kiara: Në çdo moment që do ti dhe si e do ti. Kur tjetri të thotë nuk jam në terezi, ti nuk e kupton

Luizi: Ç’punë kam unë se nuk je në terezi