E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë. Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje.
Teksa po lexonin disa nga komentet e publikut të bëra në Intsagram-in e Fan Club-it, një prej tyre ishte edhe ai i ish-banorit, Bernard Hulme i cili kishte pyetur Amberin:
Kur do fillosh të punosh pak me veten?
Amberi iu kundërpërgjigj shumë ashpër Bernardit duke i thënë se:
E para, Bernardi të punojë me veten e tij dhe të mos luajë me dy identitete në jetën e tij dhe pastaj të shohë do punoj unë me veten apo jo, sepse në momentin që kam arritur këtu ku jam i bie që kam bërë një punë shumë të madhe me veten time.
Rikujtojmë se Bernardi ka qenë i ftuar në “Wake Up” pasi përfundoi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP dhe kur u pyet se pse mendonte se banorët silleshin ndryshe me ty dhe ndryshe me Amberin ai në atë kohë u përgjigj duke thënë:
Ka nota hipokrizie. Amberi ka hyrë si Amber dhe është përdorur si kamuflazh për bullizmin nga shumë djem. Fshiheshin mbas Amberit.