Një pastruese në shërbimin kombëtar shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shet fotografi seksi për të mbajtur familjen e saj, pretendon se një yll amerikan i rock-ut i ka ofruar asaj që të largoheshin bashkë për një turne veror.
Charry Bloom që tashmë i është bashkuar faqes për të rritur, ka zbuluar kërkesat e çuditshme që ka marrë.
41-vjeçarja ka rrëfyer për “Daily Star” se si një abonent i ka shkruar dhe pretendonte se ai ishte një kitarist i famshëm nga një grup i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai me sa duket konfirmoi identitetin e tij duke i dërguar asaj një kërkesë specifike për fotografi.
“Sa e çmendur dhe e çuditshme është kjo? Është vërtetë befasuese. Unë jam duke bërë punën time dhe njerëzit më dërgojnë mesazhe”, tha ajo.
41-vjeçarja shtoi se e ka refuzuar kërkesën e yllit të rock-ut për t’a shoqëruar në turnin veror.
“Kjo punë është vetëm online, unë kam një familje. Nuk e bëj një gjë të tillë. Unë kam fëmijë dhe kur nuk jam në “OnlyFans”, jam një person krejtësisht tjetër. Unë jam një grua dhe mama. Kështu që unë kam dy personalitete të ndryshme. Në shtëpi jam një grua dhe nënë që vishem dhe rri thjesht. Për punën në “OnlyFans” transformohem”, ka thënë sanitarja.