E ftuar nëpërmjet një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri. Ajo është aktualisht duke kaluar pushimet e saj në Tajlandë dhe ka folur më shumë për diferencën që ekziston me pushimet në Shqipëri, duke nisur dhe nga çmimet…

Pjesë nga intervista:

Pse ke zgjedhur që këto pushime t’i kalosh vetëm dhe jo me partnerin?

Nuk jam ndarë. Por kisha nevojë të bëja ca pushime vetëm, në kuptimin që të relaksohesha, të mendoja më shumë për veten, për të ardhmen time, për planet e mia. Jam shumë e lumtur që më suportoi në këtë gjë, sepse ndonjëherë është dhe pak çështje xhelozie. Kam dëgjuar lloj e soj skenaresh. Shoqet e mia janë habitur, më kanë thënë si ka mundësi që ai nuk e ka problem. Unë jam shumë falënderuese që më kupton që kështu jam unë dhe kam nevojë ndonjëherë të rri edhe vetëm.