Së fundmi, në faqen zyrtare në Instagramin e “Për’puthen” është publikuar një video që tregon incidentin që çoi në largimin e Lart Vasilit nga programi. Video në fjalë tregon momentin kur aktori i njohur puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Publikimi i këtyre pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer këtë ngjarje në qendër të diskutimeve.
Pas këtyre zërave, aktori reagoi përmes një postimi në InstaStory. Edhe pse nuk ka bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë, zgjedhja e fotos dhe e muzikës në sfond ka tërhequr vëmendje. Në imazhin e publikuar, Laerti shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit në “Përputhen”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “The Godfather” nga Udes Beast. Titulli i saj lidhet me kolonën zanore të filmit të njohur “The Godfather”.

Moderatorja e njohur, Megi Pojani, i kërkoi Vasilit të largohet nga programi, pasi puthi pa leje konkurrenten e “Për’puthen”, Esmen. Në emër të produksionit të “Për’puthen”, Megi i kërkoi ndjesë Esmes, teksa tha se në këtë program çdo vajzë duhet të ndihet e respektuar dhe s’duhet puthur pa leje.



