Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar ngjarjet më të forta të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Doçi komentoi trekëndëshin më të komentuar të këtij sezoni për momentin, mes Stelinës, Keijsit dhe Inës. Erjola u shpreh se nuk i beson, duke shtuar se Keijsi me Stelinën zihej për një fjalë goje, ndërsa me Inën është komplet e kundërta.

“Nuk i besoj. Jam shumë e lumtur që më bëhet kjo pyetje, sepse unë e kam ndjekur dhe “Pë’rputhen” dhe e di shumë mirë rrugëtimin e tyre. Revolta ime dhe e publikut është shumë e madhe, sepse ky djali Keijsi ka qenë në njohje me të dashurën e tij Stelinën, zihej me të për një fjalë goje, nuk e lejonte t’i kthente fjalën në përballje të ndryshme ne studio. Çfarë vura re unë në netët e vona duke parë në faqen e “Big Brother VIP”, shoh që me Inën ai ka komplet të kundërtën e kësaj”, tha moderatorja e njohur.

Erjola shton se kur ka qenë i lidhur me Stelinën, Keijsi nuk e lejonte që t’i kthente fjalën, kurse Ina mund t’i kundërpërgjigjet ndonjëherë keq dhe ai i jep dorën.

“Unë vë re që ky ndryshimi i madh në sjellje, vjen pas surprizës së madhe që Keijsi i bëri Stelinës, pa që me këtë vajzën i mbylli rrugët dhe karta e fundit e tij për të qëndruar aktiv në lojë, është Ina. Unë nuk mendoj që ata do puthen. Përshëndesim dhe i themi mirëmëngjes vetëm Inës dhe Keijsit që sipas tyre me shokun duhet të flemë, me shokun duhet të puthemi… Përtej shakave, unë mendoj që puthja mes tyre nuk vjen para ‘prime-it’”, tha isha-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.