Dy banorët e “Big Brother VIP 5”, Ina dhe Keijsi, kanë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme një puthje në buzë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, motra e Keijsit u shpreh se nuk e priste që kjo të ndodhte, por shtoi se nëse ata e kanë ndjerë, atëherë është çdo gjë në rregull.

“Nuk e prisja fare, por nëse e kanë ndjerë për ta bërë atëherë është në rregull”, tha Sara Hyseni.

Kjo e fundit foli edhe për komentet që janë bërë në rrjetet sociale për këtë puthje. Ajo u shpreh se të dy janë të rinj dhe që kanë të drejtën e botës të puthen, dhe se askujt nuk i bëjnë dëm.

“Secili ka një koment për të dhënë, dhe jemi të lirë. Mos ta specifikojmë këtë puthjen e Keijsit sikur çfarë ka ndodhur sepse ka të drejtë të puthet më kë të dojë kur pëlqehen, po puthen dy individë që janë në moshën më të bukur, kanë ndjesitë e tyre, hormonalisht janë shumë të ndezur se janë të rinj, ajo puthje nuk i bën kaq dëm të madh askujt, përveç atyre të dyve nuk prek askënd tjetër ajo puthje”, u shpreh motra e banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.