Këtë të enjte në podcastin Flet me Ilnisa Agolli, i ftuar i rradhës ishte piktori i njohur dhe bashkëkohor Helidon Haliti. Në një rrëfim 360 gradë, që nis që prej rinisë së tij, marrëdhënien me kolegët e tij të djeshëm që janë pushtetarët e sotëm dhe me artin në Shqipëri.
Në një moment, i pyetur nga Agolli, lidhur me rastin e shumëpërfolur të puthjes së aktorit Robert Ndrenika ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, dhe deklaratës së tij për vetëofrim për të bërë ditët e mbetura të paraburgimit që po kryen aktualisht Veliaj, Haliti u shpreh se e tëra lufta po bëhet për vendin pozicionin e varrit.
“A e di për çfarë bëhet lufta? Të gjithëve i gënjen mendja. Dhe je me fat në fakt që unë kam dal në këtë konkluzion. Bëhet lufta për pozicionin e varrit! Jo për shpi dhe për para. Pra, babai im është varrosur ngjitur me Moikom Zeqon dhe nuk kemi vend ku t’i vendosim lulet”.
Ai vijoi duke thënë:
“Ti a e mendon se sa është rritur tenderi i atij shiriti atje ku është gjithë paria?! Më kupton? Pra unë mendoj se ky është një premtim goxha joshës. Dhe nuk është asnjë vilë, asnjë shtëpi, asnjë rol i rradhëz, as fonde, as gjëra të tjera. Dhe kjo unë mendoj se ja vlen për një puthje në ballë… që të varrosesh jo me bythë!”
