Fotografitë e Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit që shkaktuan bujë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin duke shkëmbyer një puthje në buzë, nuk tregojnë një romancë të re mes ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”.
Sipas disa burimeve, puthja është pjesë e një skene filmi ku të dy aktorët luajnë role kryesore.

Momenti u realizua gjatë xhirimeve dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet, duke ngjallur spekulime të panevojshme.
Filmi, ku Meritoni dhe Erjola janë protagonistë, pritet të publikohet në muajin tetor, dhe kjo skenë përfaqëson thjesht një moment artistik, jo një lidhje reale mes tyre.