Me kalimin e mesnatës Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti moderatoren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Fillimisht Kiarës i treguan një video mesazh ku e uronin mami, babi dhe vëllai i saj. Më pas Tito u surprizua nga Luiz Ejlli me një këngë për ditëlindje.

Këngëtari i njohur këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu me Luizin e përqafuar, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

Më pas ata shkëmbyen puthjet e premtuara. Ai e puthi në ballë, ndërsa Kiara në faqe. Më pas moderatorja fryu qirinjtë e tortës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother VIP”, tha Kiara Tito.