Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë puntatës së fundit të “She’s On Top”, ku Mateo Borri ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim romantik.

Brikena u befasua kur mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, së bashku me një kartolinë ku shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”.

Gjestit të Mateos iu bashkuan emocionet e çiftit, të cilët shkëmbyen përqafime dhe puthje para kamerave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio.

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Surpriza u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të pranishmit, ndërsa Brikena falënderoi partnerin për këtë moment të veçantë.

Historia e dashurisë mes tyre nisi në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” dhe vazhdon edhe jashtë shtëpisë së famshme në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.