Wanda Nara dhe Mauro Icardi i kanë harruar zënkat dhe ndarjet e së shkuarës.

Çifti i famshëm është duke shijuar pushimet në Santa Barbara të Brazilit, në vilën në pronësi të biznesmenes.

Prezantuesja e “Masterchef Argentina” ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku duket më e lumtur së kurrë pranë futbollistit dhe fëmijëve të tyre.

Madje në njërën prej tyre ata shfaqen duke u puthur në buzë.

“E diela në shtëpi” , ka shkruar Wanda krahas fotove që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj.